Ministri Demolli dhe ministrja Kodheli besojnë se së shpejti FSK-ja do të shndërrohet në FAK

Ministri Demolli dhe ministrja Kodheli besojnë se së shpejti FSK-ja do të shndërrohet në FAK

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, në takim me ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli ka biseduar  për bashkëpunimin në mes këtyre dy Ministrive. Të dy ministrat u morën vesh për planin e trajnimeve për vitin e ardhshëm. I tërë ky bashkëpunim i ndihmon FSK-së për ngritje profesionale. FSK tashmë është e gatshme për transformim në Forca të Armatosura, tani jemi duke e pritur vetëm vendimin politik” ka thënë Demolli. Ministrja e mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli ka thënë se është e nderuar që po e viziton Kosovën dhe Ministrinë e FSK-së. Ajo beson se së shpejti do të kalohen pengesat qoftë ligjore apo tjera për transformimin e FSK-së në ushtri, ka deklaruar ministrja, Kodheli.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …