Ministri Gashi, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebe

Ministri Gashi, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebe

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Ministri Gashi falënderoi ambasadorin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i tij për Republikën e Kosovës, veçanërisht për MPB, sa i përket projekteve të përbashkëta, kryesisht sa i përket çështjes së migrimit. Në këtë takim ambasadori zviceran i uroi ministrit Gashi pranimin e detyrës së re si ministër i Punëve të Brendshme dhe premtoi se shteti zviceran do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës. Të dy bashkëbiseduesit fokus të veçantë i dhanë çështjes së migrimit. Ata vlerësuan se ka pasur një bashkëpunim të mirë në çështjen e menaxhimit të migrimit dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …