Ministri Gashi në SHBA merr mbështetje të fuqishme të zyrtarëve të YMCA

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë vizitës në Çikago të ShBA-së ka marrë mbështetje të fuqishme të zyrtarëve më të lartë të organizatës rinore YMCA-së në SHBA për organizimin e Kampeve Rinore sipas modelit dhe programit të ShHBA-së. Ministri Gashi, në ditën e fundit të qëndrimit në Çikago është takuar me Tom Valentine, zëvendëspresident i YMCA-së për marrëdhënie me jashtë, nga i cili ka marrë mbështetje që Kosova të ndërtojë kamp rinor me modelin dhe programet e ShBA-ve. Kosova, do të jetë vendi i vetëm në Ballkan ku YMCA do të ketë Kampin Rinor. “Padyshim që përkushtimi i përfaqësuesve amerikanë do të jetë garantuesi kryesor për suksesin e kësaj organizate edhe në vendin tonë. Kosova po bëhet shteti i vetëm në Ballkan ku YMCA-ja do të ketë Kampin Rinor me modelin dhe programet e ShBA-ve”. Vizita e ministrit Gashi në Amerikë u realizua në kuadër të angazhimeve të ministrit për fuqizimin e rolit të rinisë në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …