Ministri Gashi, përfituesit e parë nga projektet RYCO-së, dëshmi premtuese për të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor

Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) ka nënshkruar kontrata me katër organizata të shoqërisë civile nga Kosova, Play International, Era Group, Gaia dhe Better Life In Kosovo-BLINK. Këto organizata kanë marrë mbështetjen për organizimin e programeve të para të këmbimit të të rinjve. Në këtë aktivitet me interes për të rinjtë e Republikës së Kosovës mori pjesë edhe Ministri i Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se “nënshkrimi i kontratave me përfituesit e parë nga RYCO, është një dëshmi edhe më e madhe se kjo iniciativë është vërtetë premtuese për të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor”. Ai po ashtu tha se secili duhet të ndihet krenar për faktin se “pavarësisht sfidave me të cilat sekretariati i RYCO-s është përballur në vazhdimësi, askush nuk mund të mohoj faktin se zhvillimi dhe përmbyllja e Thirrjes së Parë për Grante, për një afat aq të shkurtë me resurse të limituara, është suksesi i parë i prekshëm, që nga korriku i vitit të kaluar kur edhe RYCO filloi zyrtarisht të operoj”. Ministri Gashi përshëndeti të gjithë partnerët të cilët kanë mbështetur procesin e themelimit të RYCO-s, “me theks të veçantë në nivel të Kosovës: Ambasadën e Francës, Gjermanisë, Misionin e OSBE-së në Kosovë, GIZ”. Ministri Kujtim Gashi në fund përgëzoi organizatat fituese nga Thirrja e Parë dhe jo vetëm organizatat lidere por edhe ato partnere, duke theksuar “suksesi juaj është edhe suksesi i jonë dhe sfidat e juaja mbeten edhe sfidat tona, andaj mund të llogarisni në mbështetjen e gjithë strukturave të RYCO-s në Kosovës në mënyrë që këto aktivitete të jenë sa më përmbajtjesore që është e mundur dhe sa më shumë të rinjtë të përfitojnë nga ato”.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …