Begaj, vizitoi semimaturantët malishevas

Edhe në komunën e Malishevës, semiaturantët ju nënshtruan testit të arritshmërisë, me këtë rast kryetari, Ragip Begaj i shoqëruar edhe nga drejtori i Drjetorisë për Arsim dhe Edukim  Blerim Thaqi, vizituan tri qendrat shkollore ku po mbahet testi i arritshmërisë, Gjimnazin “Hamdi Berisha”, Qendrën e Kompetencës  “ Kujtim Krasniqi” dhe Ibrahim Mazreku”. Begaj në urimin drejtuar nxënësve tha. “Uroi nxënësit që të arrijnë suksese në këtë test  dhe t’i realizoni kërkesat e juaj për regjistrim në nivelin e mesëm të lartë, që  sëcili nga  ju nxënës të dashur me të arriturat tuaja e bëni krenar veten, familjen, shkollën dhe Kosovën, përfundoi” kryetari  Begaj. Begaj u njoftua nga  përfaqësuesit e MASHTI-ti Enver Mekolli dhe të DAE-së në Malishevë, se të gjitha përgatitjet për fillimin e testit të arritshmërisë ishni siguruar me kohë që nga materiali i testit, pajisja e nxënësve me lapsa ishte  në rregull, administruesit dhe vezhguesit ishin me kohë në vendet e caktuara  dhe testi filloi me kohë në ora 10”. Testit të arritshmërisë  iu nënshtruan gjithsejt 1097 nxënës me 60 paralele dhe 120 administrues.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …