Ministri Bytyqi vazhdon ta përkrah idenë e kryetari të Dardanës, Qëndron Kastratit, për mbylljen e 19 shkollave

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi: Sistemi i mësimit shqip në diasporë është pjesë e sistemit të arsimit në atdhe

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka thënë se sistemi i mësimit shqip në diasporë është pjesë e sistemit të arsimit në atdhe dhe misioni i mësuesit është i shenjtë. Ai më tej ka deklaruar se diaspora dhe mërgata shqiptare ka qenë shpresa e madhe për Kosovën në ditë të vështira dhe ka dhënë kontribut të çmuar. Sipas tij, tani është koha që institucionet tona të mbështesin shkollën shqipe në diasporë.

“Në pritjen që organizova për mësimdhënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, iu ndava atyre mirënjohje për punën e suksesshme me nxënësit shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare. U shpreha mirënjohës dhe falënderues ndaj mësimdhënësve shqiptarë kudo që jetojnë, e që japin kontribut të madh që fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare. Sistemi i mësimit shqip në diasporë është pjesë e sistemit të arsimit në atdhe dhe misioni i mësuesit është i shenjtë. Prandaj, iu thashë mësuesve se ata janë patriotë, që me përkushtim e vullnet po kontribuojnë në mësimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e traditës dhe kulturës sonë kombëtare tek të rinjtë tanë në diasporë”, ka shkruar Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …