leoni

Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës demanton raportimet për prerje ilegale të druve në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë

Sot ka filluar kampi “Ndërkombëtar”, i cili mbahet në Qendrën Rekreative të Gërmisë gjatë kësaj jave

Sot ka filluar kampi “Nderkombetar”, i cili do te mbahet ne Qendren Rekreative te Germise gjate kesaj jave (7-14 gusht) dhe sjell se bashku te rinje nga Amerika, Izraeli, Franca, Maqedonia dhe Kosova per te bere pune vullnetare.

KUR?   7 – 14 gusht, 2018

KUSH?  Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA

ÇKA? Ka filluar kampi “Ndërkombëtar” me 40 të rinjë nga Amerika, Izraeli, Franca, Maqedonia dhe Kosova të cilët për një javë do të qëndrojnë në Qendrën Rekreative të Gërmisë duke punuar në realizimin e projekteve vullnetare përmes së cilave do të përmirësojnë shkollat publike në Kosovë.

Të rinjtë pjesëmarrës në kamp, përmes aktiviteteve socializuese dhe edukative do të zhvillojnë shkathtësitë e tyre të punës me dru, komunikimit dhe bashkëpunimit. Ata do të vizitojnë vende të ndryshme të Kosovës, po ashtu do të kontribuojnë në komunitet duke ndërtuar ulëse për përmirësimin e oborrit të shkollës fillore “Dardania” në Pejë.

Kampi “Ndërkombëtar” organizohet nga Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA dhe ka për qëllim të zhvilloj te pjesëmarrësit kompetencat e parapara me Kornizën e re Kurrikulare të Kosovës, po ashtu synon që përmes vullnetarizmit edukativ të nxisë qytetarinë aktive tek të rinjtë.

Ky kamp financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi gjithashtu përkrahet nga organizata mjedisore WWF Adria dhe Komuna e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …