Kuvendi i Kosovës e vazhdon edhe sot seancën e debatit parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë

PSD sot fillon me mbledhjen e nënshkrimeve për seance të jashtëzakonshme për të votuar rezolutën për dialogun

PSD pritet që gjatë ditës së sotme të fillojë me mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për ta votuar rezolutën për dialogun Kosovë – Serbi. Kjo iniciativë është marrë pasi kërkesa e tyre dërguar kryekuvendarit Kadri Veseli për të thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është shpërfillur. Mirëpo këtë iniciativë po e konsiderojnë të paarsyeshme zyrtarë nga partia opozitare më e madhe në vend – Lidhja Demokratike e Kosovës të cilët për “Zërin” kanë thënë që për këtë ka qenë seanca e fundit e sesionit pranveror dhe nuk ka nevojë më për seanca të tilla. Ndërkaq ende të pavendosur në lidhje me kërkesën e PSD-së janë shprehur deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kanë thënë që janë duke pritur kërkesën zyrtare për ta shqyrtuar. Por shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka thënë që ky subjekt opozitar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme e ka bërë të premten, por që kjo kërkesë është injoruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. “Kërkesa jonë për seancë të jashtëzakonshme është dorëzuar të premten pasdreke. Ne kemi pranuar një përgjigje në lidhje me kërkesën tonë nga kryetari i Kuvendit në të cilën ai shpërfill Rregulloren, pra nuk thërret mbledhjen”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, paralajmëroi bashkëpunim me opozitën për të mbajtur zgjedhjet

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka paralajmëruar bashkëpunim me opozitën për ta çuar …