Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi e ka emëruar Miradije Kelmendin kryeshe të Inspektoratit Policor të Kosovës

Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi e ka emëruar Miradije Kelmendin kryeshe të Inspektoratit Policor të Kosovës

Miradije Kelmendi është kryeshefja e re e Inspektoratit Policor, e emëruar nga ministri Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi. Sipas një njoftimi të IPK-së, ky emërim ka ardhur pas përfundimit të procedurave të konkurrimit. “Inspektorati Policor i Kosovës fton opinionin publik që të vazhdoj të besoj në punën profesionale të IPK-së dhe fton në bashkëpunim të përhershëm në ngritjen performancës tonë”, thuhet në njoftimin e IPK-së. Para Kelmendit, pozitën e kryeshefit të këtij inspektorati e ka mbajtur Hilmi Mehmeti. Ai siç është thënë për shkak të një hetimi, një herë u suspendua nga kjo detyrë, e më pas edhe u shkarkua.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Albin, herët a vonë do të përballesh me “fytyrën tënde të vërtetë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kryetari i komunës së Rahavecit Smajl Latifi, …