Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, priti në takim shefin e ri të misionit të UNHCR-it në Kosovë, Erol Arduc

Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, priti në takim shefin e ri të misionit të UNHCR-it në Kosovë, Erol Arduc

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim shefin e ri të misionit të UNHCR-it në Kosovë, Erol Arduc, i cili shoqërohej nga Narasimha Rao, ish-shef i misionit. Ministri Gashi shprehi gatishmërinë për bashkëpunim edhe me shefin e ri, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta. Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe për projektet e përbashkëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe UNHCR-së në fushën e migrimit, duke vlerësuar se institucionet e Kosovës janë duke menaxhuar mirë çështjen e azilkërkuesve në Kosovë. Sipas kumtesës për media, Gashi i njoftoi edhe për rezultatet konkrete të realizuara nga MPB-ja në fushën e migrimit, duke konstatuar se Republika e Kosovës tashmë ka konsoliduar një mekanizëm funksional në fushën e migrimit dhe po punohet në ngritjen e kapaciteteve operacionale në këtë fushë.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …