Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka raportuar para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka raportuar para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), BlerimKuçi ka raportuar sot para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me gjendjen në ndërmarrjen “Trepça Sh.A.” dhe ndërmarrjet publike.

Ministri Kuçi në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Kosovës si aksionar i parë i Ndërmarrjes Publike (NP) “Trepça Sh.A.”, prezantoi një ekspoze të shkurtër lidhur me këtë ndërmarrje publike qendrore, ku potencoi se “Trepça” synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes hapjes së rrugës për investime, rritjen e vlerës së aseteve dhe avancimin e kapitalit tekniko teknologjik, si parakusht për rivitalizimin e saj si një ndërmarrje me rëndësi të veçantë dhe jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.

Në interesimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shkarkimet dhe emërimet e anëtarëve të përkohshëm në borde, Ministri Kuçi potencoi se nuk ka gjetur ndonjë element kontestues në veprimet e ndërmarra në shkarkimet dhe emërimet e anëtarëve të përkohshëm të bordeve, përveç të emërimit të Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, për të cilën tha se ka kërkuar interpretim ligjor dhe po ashtu do të kërkojë interpretim edhe nga Zyra Ligjore e Kryeministrit.

  1. Kuçi njoftoi se ka rekomanduar Njësinë Monitoruese të Ndërmarrjeve Publike, që të pezullohen konkurset e kryeshefave dhe pozitave tjera të larta, pasi Ndërmarrjet Publike janë duke funksionuar me borde të përkohshme. Ministri i Ekonomisë dhe Ambienti, Blerim Kuçi i njoftoi anëtarët e Komisionit edhe për nismën e shpalljes së konkursit për bordet e rregullta të Ndërmarrjeve Publike. Ky është raportimi i parë i Ministrit të Ekonomisë dhe Ambienti, Blerim Kuçi, në Komisionin Parlamentar që nga marrja e detyrës së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …