Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok kërkon që të vazhdojë sa më shpejtë procesi i dialogut Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok kërkon që të vazhdojë sa më shpejtë procesi i dialogut Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, beson se është thelbësore që të vazhdohet sa më shpejtë dialogu Kosovë-Serbi. Ai deklaroi se duhet treguar shumë të kujdesshëm sa i përket idesë së ndarjes së njerëzve në baza etnike, veçanërisht duke pasur parasysh konfliktet që kanë ndodhur në rajon në të kaluarën. Bloku, i cili ishte sot për vizitë zyrtare në Serbi theksoi se çdo zgjidhje në lidhje me territoret duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, ku nënkuptohen pikëpamjet e qytetarëve. “Prandaj është thelbësore që ky proces të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që të dyja vendet të përmbahen nga lëvizjet që dëmtojnë besimin e ndërsjellë”, shtoi ai. Gjithashtu Blok thekson se SHBA-ja ka rritur angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe që i takon Beogradit dhe Prishtinës të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht. Bloku, thotë se Holanda mbetet e shqetësuar për mungesën e përparimit të Serbisë në dialogun me Kosoven.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …