leoni

Rusia do të mbështesë çdo vendim që i përgjigjet Serbisë, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se Situata në Kosovë është e papranueshme, e tensionuar e shqetësuese

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Llavrov, ka deklaruar për mediet e vendit  se situata në Kosovë është e papranueshme, e tensionuar dhe shqetësuese. Ai  ka përkujtuar se Perëndimi e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës edhe pse nuk ka pasur Referendum, ndërsa i njëjti parim nuk është përdorur në rastin e Krimesë. Llavrov tha me këtë rast se Kosova e ka fituar pavarësinë e saj përmes një deklarate të njëanshme dhe të paligjshme, ndërsa gjithçka që BE-ja ka dakorduar me Kosovën dhe Serbinë rreth 10 vjet më parë ende nuk është zbatuar plotësisht. Sipas tij, kjo situatë po  ndodhë, sepse Perëndimi ka kaluar në anën e separatistëve, dhe askush nuk planifikon të bëjë asgjë në këtë drejtim. Sjellja ndaj popullatës serbe, e cila këto ditë po proteston kundër marrjes së paligjshme të pushtetit  është shqetësuese,  duke shtuar se NATO është në anën e separatistëve. Sergei Llavrov  nënvizoi se një konflikt po lulëzon në qendër të Evropës, në të njëjtin vend ku në vitin 1999 NATO kreu agresion kundër ish-Jugosllavisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …