Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman kërkon njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman kërkon njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian

Kryediplomati kroat, Gordan Grlic Radman ka kërkuar sot që nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende s’e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë. Ai ka thënë se njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian do ta stabilizonte Kosovën dhe rajonin. Sipas tij, janë tri gjëra thelbësore për stabilitetin e rajonit: respektimi i integritetit territorial të shteteve, barazia kushtetuese e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve në Bosnje e Hercegovinë dhe vendosja e besimit të ndërsjellë pas luftërave të viteve 1990. Këto komente ai i bëri gjatë një konferencë ndërkombëtare e cila po mbahet në Bratisllavë. Ndryshe, Qipro, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia janë pesë vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …