Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci prit në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci prit në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dje ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Shnetzer, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka ofruar Kosovës në fusha të ndryshme, si në ekonomi, arsim e mbi të gjitha në fushën e sigurisë e mbrojtjes, si pjesë e trupave të KFOR-it. Në takimin e mbajtur, ministri, Ejup  Maqedonci e njoftoi ambasadorin austriak për situatën e sigurisë në vend dhe gjithashtu përparimet që FSK ka arritur në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Të dy u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve, me qëllim përmbushjen e synimit për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe mbrojtjes së vlerave perëndimore.

Kontrolloni gjithashtu

Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimo Kiljunen ka thënë …