Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, Marija Kapitanoviq

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, Marija Kapitanoviq

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takim zyrtar ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, Marija Kapitanoviq dhe atasheun ushtarak kolonel Marijana Çadoniq. Në takimin e ministrit Berisha me diplomaten kroate znj. Kapitanović u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë si dhe ushtrisë së Kosovës dhe ushtrisë së Kroacisë. Ministri Berisha e ka falënderuar ambasadoren Kapitanović për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia po jep për Ministrinë e Mbrojtjes dhe  ushtrinë e Kosovës-FSK-së. Ndërkohë, ambasadorja e Kroacisë, zonja Kapitanoviq konfirmoi gatishmërinë e Kroacisë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen edhe në të ardhmen të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa: Ligji për Specialen e përmbushi efektin politik, tani nevojitet angazhim diplomatik e juridik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet politik dhe bashkërendim institucional …