Ministri i MTI-së, Endrit Shala, ka pritur sot në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi

Ministri i MTI-së, Endrit Shala, ka pritur sot në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot është takuar me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, i cili ishte i shoqëruar nga kryetarët e Bashkive të Vlorës dhe Himarës, përkatësisht Dritan Leli dhe Jorgo Goro, si dhe nga një grup operatorësh turistikë. Pas takimit, ministri Shala tha se kanë biseduar për mundësinë e krijimit të ofertave të përbashkëta nga operatorët ekonomik për turizmin e Kosovës dhe Shqipërisë. Ministri Shala theksoi se si vizitorë të huaj gjatë një vitit në Republikën e Kosovës janë 4.9 milionë, prej tyre 26 për qind ose rreth 800 mijë janë nga Republika e Shqipërisë. Edhe ministri Klosi shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, pasi sipas tij është e pafalshme që Kosova dhe Shqipëria mos të kenë ofertë të përbashkët për turizëm.  Ndërsa, i pyetur për mundësinë e uljes së numrit të turistëve kosovarë për shkak të taksës rrugore në “Rrugën e kombit” prej 5 euro një drejtim, ministri Klosi nuk ka dhënë përgjigje

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …