leoni

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi thotë se në fund të këtij viti Kosova do jetë anëtare e Interpolit

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi thotë se në fund të këtij viti Kosova do jetë anëtare e Interpolit

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kuvendin e Kosovës. Ministri gjatë raportimit të tij ka thënë se në fund të këtij viti Kosova do jetë anëtare në Interpol. Ai këto i ka thënë sepse sipas tij MPB i ka përmbushur 70 kriteret që kanë qenë kusht për anëtarësim në Interpol. ”Në orientimet strategjike është më interes  të potencoj se kemi pasur aktivitetet në përmbushjen e kërkesave për liberalizimin e Vizave dhe anëtarësimin në Interpol. Kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi më agjensionin për ligjin dhe besojmë që në fund të vitit të jemi anëtar në Interpol. Nga 70 prej kritereve sa kanë qenë për Ministrin e Punëve të Brendshme në i kemi përmbushur . Shpresojm që të gjitha obligimet dhe përgjegjsit që i kemi ti përmbushim gjatë këti viti”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …