Ministri Ismaili: Me aktivizimin e aparatit për angiografi do t'i kursejmë miliona euro për pacientët tanë

Ministri Ismaili: Me aktivizimin e aparatit për angiografi do t’i kursejmë miliona euro për pacientët tanë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili sot i ka inspektuar punimet në vendin ku do të vendoset aparati për angiografi. Ai ka theksuar se me funksionalizimin e tij do t’i kursejmë miliona euro për pacientët tanë duke ofruar shërbime 24 orëshe për ta.

“Sot e vizitova hapësiren ku do të vendoset aparati për angiografi, projekt që do të përfundoj shumë shpejt. Për vite me radhë ky projekt kishte ngecur, dhe pajisja e blerë ende nuk ka ardhur në Kosovë. Me zgjidhjen e këtij problemi do t’i kursejmë miliona euro për pacientët tanë dhe do të ofrojmë shërbime në çdo kohë, 24/7. Ky aparat do të mundësoj ofrimin e shërbimeve për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut. Po e bëjmë edhe një hap para për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për qytetarët tanë. Të gjitha punët do të përfundojnë shumë shpejt dhe kjo paijsje do të vihet në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Kur KEK-u nuk prodhon, fiton mafia energjetike

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti për, siç thotë ai, …