Uran Ismaili beson që Partia Demokratike të Kosovës do të del nga zgjedhjet 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë

Ministri Ismaili: Për 20 vjet nuk ka pasur asnjëherë asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se QKUK do të bëhet me rreth 90 barnatore të reja në kuadër të transformimin farmaceutik që është nisur atje. Ky transformim ka nisur pasi që për 20 vjet nuk ka pasur asnjëherë asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK dhe barnat që janë blerë, jo gjithherë kanë arritur deri te pacienti. Ismaili ka njoftuar se çdo repart i QKUK-së do të ketë barnatoren e saj, të monitoruar me sistem elektronik, kamera dhe dyer me qasje të kufizuar, që çdo ilaç i blerë të shkoj deri te pacienti. “Për 20 vjet nuk ka pasur asnjëherë asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK. Barnat që janë blerë, jo gjithherë kanë arritur deri te pacienti. Për më tepër, këto janë “barnatoret” e vjetra në të cilat janë mbajtur ilaçet, pa asnjë siguri dhe asnjë kriter për ruajtjen e tyre. Prandaj është nisur “Transformimi Farmaceutik”, që përmban 14 barnatore klinike dhe rreth 90 barnatore të reparteve. Çdo barnatore do të jetë e monitoruar me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar. Çdo ilaç i blerë do të shkojë deri te pacienti. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar Ismaili

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …