leoni

Ministri Krasniqi priti në takim ambasadori Sakar, flasin për mundësin e rritjes së shkëmbimeve tregtare

Ministri Krasniqi priti në takim ambasadori Sakar, flasin për mundësin e rritjes së shkëmbimeve tregtare

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve. Ministri Krasniqi falënderoi shtetin e Turqisë për ndihmën e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe e njoftoi për masat që janë duke u marrë për t’i mbështetur bizneset dhe prodhuesit. Ministri Krasniqi e njoftoi ambasadorin për prioritetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, duke theksuar se Turqia është njëri nga investitorët kryesor në Kosovë. Në takim u diskutua edhe për marrëveshjen tregtare Kosovë-Turqi dhe shkëmbimet tregtare, që palët u pajtuan të rriten. Ministri Krasniqi tha se do të krijohet një ekip që do t’i krijojnë lidhjet në mes bizneseve turke dhe kosovare dhe përmes pjesëmarrjes nëpër panaire të rriten shkëmbimet tregtare. Ndërsa ambasadori i Turqisë tha se do t’i avancojnë marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Turqisë dhe shprehu gatishmërinë për ta shfrytëzuar potencialin e vendit të tij për ta mbështetur Kosovën.

Ministri Krasniqi takoi edhe  përfaqësuesit e Shoqatës së Hotelierëve të Kosovës “ProIn”

 Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Hotelierëve të Kosovës “ProIn” për të biseduar rreth masave të marra, për shkak të pandemisë, nga institucionet qeveritare të Kosovës.

Ministri Krasniqi, pasi që i dëgjoi hallet që ata i shfaqen rreth hapjes së organizimit të dasmave dhe ahengjeve, u zotua se këtë çështje do ta diskutojë me të gjithë mekanizmat qeveritarë për mundësinë e rihapjes së këtyre organizimeve, por gjithherë duke u mbështetur në vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

 

Po ashtu, ministri Vesel Krasniqi vlerësoi se kërkesat e Shoqatës së Hotelierëve të Kosovës do të trajtohen në afatin optimal në mënyrë që të qartësohet kjo çështje. Ai gjithashtu ritheksoi se gjithherë do të jemi në mbështetje të bizneseve.

 

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …