MINISTRI LEKAJ FLET NË BRUKSEL PËR MOSPRANIMIN E KOSOVËS NË RRJETIN EVROPIAN TË TAHOGRAFËVE

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj po merr pjesë në takimin vjetor të 13 ministrave të SEETO-s për Zhvillimin e Rrjetit Bërtham dhe Gjithëpërfshirës të TEN-T në Ballkanin Perëndimor. Në adresimin para të pranishmëve, ministri Lekaj ka prezantuar punën që po bënë Kosova në fushën infrastrukturore. Lekaj ka folur edhe për projektet hekurudhore përmes së cilave ka bërë të ditur se do të bëhet modernizimi i rrjetit hekurudhor të gjatë 148 km nga kufiri me Serbinë në veri deri në kufirin me Maqedoninë në jug. Mirëpo, nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen e mospranimit të Kosovës në rrjetin evropian të tahografëve, TAHONET.

Ministri i Infrastruktrës, Pal Lekaj ka thënë se ministria që e drejton është e interesuar që të bëjë gjithçka që është e mundur për realizimin e këtyre projekteve të infrastrukturës së transportit, ashtu që të kemi një infrastrukturë moderne, e cila do të jetë si urë lidhëse e vendit tonë me vendet e rajonit, duke u integruar kështu në Rrjetin Evropian të Transportit, duke marr në konsideratë ngritjen në maksimum të sigurisë, zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimin e transportit multi modal, hapjen e tregut të transportit për operatorët vendorë, rajonal dhe ndërkombëtarë, si dhe integrimin e Kosovës në rrjetin rajonal dhe atë evropian të transportit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Nura i ka ndarë ish ambasadorit Spahiu mirënjohjen zyrtare të Komunës së Skenderajt

Të enjtën në sallën kryesore të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është organizuar orë letrare …