Ministri Lekaj inspektoi punimet në rrugën Prishtinë-Pejë, segmenti në Kijevë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka inspektuar punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, pjesa në Kijevë. Me këtë rast ministri Lekaj u njoftua nga afër se si po zhvillohen këto punime, dhe deri ku kanë arritur. Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha: “Sot po e bëjmë inspektimin e punimeve në rrugën Prishtinë – Pejë. Në këtë rrugë janë stërzgjatur punimet, ka 7 vite që ky projekt ka filluar, mirëpo ende nuk dihet se kur do të përfundojë. Vetëm ky segment që do të kishte mundësi të kryhet brenda 30 ditëve, prolongohet tri vite sepse nuk është kryer shpronësimi i një prone“. Ministri Lekaj premtoi se brenda javës do të merret vendimi në Qeveri për t‘a shpronësuar, këtë pronë dhe ky segment do të përfundojë brenda një muaji, për të vazhduar me projektin detal deri në Zahaç të Pejës.

„Stërzgjatje e zhvillimit të punimeve nuk do të ndodhin më, jo vetëm në këtë rrugë por edhe në rrugët tjera, ne do të jemi të saktë, do të japim llogari por edhe do të kërkojmë llogari“ ka premtuar ministri Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …