Ministri Lekaj: Mbeten punimet e fundit për t'u lëshuar e sigurtë në qarkullim autostrada "Arbën Xhaferi" qytetarët

Ministri Lekaj: Mbeten punimet e fundit për t’u lëshuar e sigurtë në qarkullim autostrada “Arbën Xhaferi” për qytetarët

Autostrada “Arbën Xhaferi” së shpejti pritet që të lëshohet për qarkullim. Kjo është bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ai përmes një shkrimi, ka thënë se autostrada “Arbën Xhaferi” përfundoi lidhjen. “Autostrada “Arbën Xhaferi” përfundoi lidhjen. Mbeten punimet e fundit për t’u lëshuar e sigurtë në qarkullim për qytetarët. Punë e shkëlqyer po bëhet këtu drejt përfundimit të këtij projekti gjigant që afron Kosovën me shtetet fqinje. Lidhja e brendshme dhe ndërkombëtare përmes rrugëve cilësore nuk ndalet me kaq”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …