Ministri Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe Pejës

Ministri Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe Pejës

Ministri i infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën priti në takime të ndara kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe atë të Pejës, me ç rast ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me këto komuna për projektet infrastrukturore të tyre. Këto marrëveshje janë vazhdimësi e mbështetjes së MIT-së për komunat, sikurse vitin e kaluar, kur dihet se kapacitetet buxhetore të komunave janë të vogla dhe nuk mund t’i përcjellin trendet e zhvillimit infrastrukturor në vend. Komuna e Gjakovës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për vitin 2019-të, përfiton 11 projekte në vlerë prej 1.081.665.00 euro, për këtë vit. Komuna e Deçanit 4 projekte në vlerë prej 650.00,00 euro. Kurse ajo e Pejës 8 projekte, në vlerë prej 1.120.000,00 euro. Mbështetja financiare e MIT-së për këto komuna rrjedh nga alokimi buxhetor për vitin 2019-të i kësaj ministrie, të dedikuara për mbështetje të projekteve infrastrukturore në të gjitha komunat e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 kanë sjellë një garë të ngushtë mes partive kryesore në vend

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 …