MINISTRI LEKAJ PRITI NË TAKIM NJË DELEGACION NGA FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim njohës një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Jacques Miniane, Shef i Misionit për Kosovë. Temë kryesore e këtij takimi ishin projektet e infrastrukturës rrugore, saktësisht projekti i Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit – “Arbër Xhaferi”. Ministri Lekaj theksoi se po punohet maksimalisht në përfundimin e punimeve të kësaj autostrade, si dhe shtoi se ky projekt do të përfundojë me 31 dhjetor 2018. Ministri Lekaj vlerësoi se janë formuar komisione për të parë në detaje realizimin e këtij projekti, pasi që tashmë është koha për miratimin e buxhetit për vitin 2018, në mënyrë që prioritet t’i jepet shlyerjes së obligimeve financiare ndaj kompanisë ndërtuese. Ministri i njoftoi të pranishmit në këtë takim se segmenti i dytë i kësaj autostrade do të përfundojë këtë vit. Në anën tjetër, Minian e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër, si dhe u inkurajua nga puna që po e realizon si Ministër i Infrastrukturës për përfundimin e projektit të Autostradës “Arbër Xhaferi” gjatë vitit të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …