Ministri Lekaj, Reshitaj, Gashi dhe zv.minisrti Shkodra vizituan komunën e Gjakovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, së bashku me ministrat Albena Reshitaj nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Kujtim Gashi nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit,  zëvendësministrin Abduselami Shkodra nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu, vizituan komunën e Gjakovës dhe kryetarin Ardian Gjini. Ministrat dhe zëvendësministri, këtë takim e kanë realizuar në kuadër të kornizës së Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me komunat. Në këtë takim janë nënshkruar pesë marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Gjakovës. Pas këtij takimi, ministrat dhe zëvendësministri së bashku me kryetarin Gjini mbajtën një konferencë për media. Me këtë rast ministri Pal Lekaj, ka thënë se ky vit do të jetë një vit i rëndësishëm për komunën e Gjakovës, ngase kjo komunë do të jetë përfituese e shumë projekteve nga të gjitha ministritë e Qeverisë së Kosovës. Ndërsa kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, duke i falënderuar ministrat dhe zëvendësministrin, për këtë vizitë bashkëpunimi, ka deklaruar se komuna e Gjakovës do të jetë gjithmonë e gatshme për bashkëpunim, në shërbim të qytetarëve të komunës dhe vendit. Kryetari Gjini si projektin më të rëndësishëm e përmendi ndërtimin e qarkores së qytetit, i cili do të fillojë së shpejti. Edhe ministrat Reshitaj, Gashi, dhe zëvendësministri Shkodra, në adresimin e tyre për media e kanë ripohuar rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve qendrore me ato lokale, në mënyrë që të avancohen komunat, drejt një zhvillimi më të madh dhe ofrimit të një jete më të mirë për qytetarët e komunave në vend.  Ministrat kanë ritheksuar nevojën që komuna e Gjakovës të ketë trajtimin e duhur si nga ana ambientale, infrastrukturore dhe të Sigurisë. Ministat e Qeverisë së bashku me kryetarin gjini kanë vizitur edhe stacionin policor në Gjakovë dhe u njoftuan nga afër për punimet në ndërtimin e stacionit të ri në Gjakovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …