Liburn Aliu

Ministri, Librun Aliu, mundohet ta arsyetojë tenderin që ia kishte dhënë kompanisë RAD në pronësi të Radule Steviqit…

Ministri i Qeverisë Kurti, Liburn Aliu, thotë se po e trajton seriozisht çështjen e tenderit që Zyra e Prokurimit të Ministrisë që ai e drejton   ia ka dhënë kompanisë RAD në pronësi të Radule Steviqit, i sanksionuar dje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesëtar i grupit të krimit të organizuar, të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq. Liburn Aliu në një konferencë për media tha se kompania e Steviqit nuk kishte qenë më herën në “listë të zezë”. Kjo, tha ai, ia ka mundësuar kompanisë së lidhur me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq të fitojë tender. Jemi duke u marrë me këtë çështje, pas lajmit që e kemi marrë. Kjo kompani ka marrë tenderë edhe më herët. Pra, ligjërisht për mos me e lanë mos me e lënë me e marrë tenderin këtë kompani, nuk ka pasur mundësi për shkak se ata nuk kanë figuruar në atë listë të zezë të kompanive të papërgjegjshme. Tash, si do të jetë dhe çfarë do të bëhet me këtë kontratë, jemi duke i shqyrtuar mundësitë ligjore të cilat janë. Jemi duke e marrë shumë seriozisht këtë çështje”, tha Liburn Aliu, në arsyetimin e tij për dhënien e tenderit një biznesmeni kriminel.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …