Nesër, në Gjykatën Speciale, pritet të mbahet seanca e radhës kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin ish-udhëheqësve të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin ish-udhëheqësve të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Lajmi u bë i ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen e tyre zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Pas urdhrit të tij drejtuar Policisë së Kosovës, më 8 tetor, si dhe parashtrimeve nga Policia e Kosovës dhe nga palët, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Në paraqitjet e tyre, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor të vitit  2020.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …