Ministri Maqedonci, pohon se nuk ka Informacione për tërheqjen e NATO-s nga Kosova

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se nuk ka informacione zyrtare mbi një tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova, pavarësisht raportimeve të fundit në media. Ne nuk kemi informacion zyrtar për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova, dhe të asnjë vendi specifik nga KFOR-i. Vazhdojmë të kemi koordinim me KFOR-in,” ka thënë Maqedonci.  Ai theksoi se Kosova ka rritur buxhetin për mbrojtjen dhe ka investuar në ushtri, duke u shprehur se vendi është i përgatitur të ballafaqohet me rreziqe, gjithnjë në koordinim me KFOR-in. Raportimet mbi një tërheqje të mundshme erdhën nga gazeta gjermane “BILD”, e cila shkroi se institucionet evropiane të sigurisë janë të shqetësuara për reduktimin e trupave amerikane në Evropë, përfshirë edhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …