leoni

Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek

Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek

Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik në vend, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot  ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek.

Me këtë rast, Ministri Mehaj falënderoi ambasadorin Bilek për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Çekisë për zhvillimin e vendit tonë në përgjithësi dhe  me rolin e saj me kontingjentin  ushtarak në misionin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë së vendit, në veçanti. Më pas, ai e njoftoi me zhvillimet aktuale në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK si dhe qëllimet e tij strategjike në të ardhmen. Ambasadori Bílek vlerësoi lartë të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, angazhimin e saj si dhe objektivat për të ardhmen duke ofruar mbështetjen e  Republikën Çeke në fushat me interes të përbashkët.

Në fund,  të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes dy vendeve në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …