Ministri Reçica takoi kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti në takim kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Reçica dhe Azemi diskutuan rreth gjendjes së punëtorëve në sektorin privat dhe formave të bashkëpunimit, me theks të veçantë rreth ngritjes së vetëdijes sa i përket respektimit të masave për siguri dhe shëndet në vendin e punës. Ministri Reçica tha se MPMS ka ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim dhe ofroi mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me sindikatën në çdo nismë që ka për qëllim përmirësimin e situatës sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë për punëtorët.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …