Ministri Shala takoi krerët e Federatës së Basketbollit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Erolld Belegu, me të cilët bisedoi për punët dhe programin që kanë për synim sivjet federata, si dhe për sfidat me të cilat ata ballafaqohen.

Ministri Shala tha se pas vënies së kritereve nga ana e MKRS-së sipas standardeve për licencimin e federatave, përmes pajisjes së tyre me licencë u mundësohet puna dhe realizimi i aktiviteteve sportive në vend dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare. Ministria do të nënshkruaj memorandume me federatat e licencuara, dhe brenda pak ditëve do ta nënshkruaj një të tillë edhe me FBK-në. Kjo gjë bëhet me qëllim të krijimit të rritjes së efikasitetit dhe funksionimit të federatave në mënyrë sa më të pavarur.

Ndërsa, kryetari FBK-së, Erolld Belegu, e vlerësoi punën që po bën MKRS-ja, duke e  cilësuar si hap të qëlluar praktikën e tillë të nënshkrimit të memorandumit që ministri Shala po aplikon, ngase kjo gjë ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve dhe aktiviteteve sporteve të FBK-së.

Shala dhe Belegu diskutuan edhe për fokusimin në pjesëmarrje në gara por edhe në investime si një hap të rëndësishëm për ngritjen cilësore të basketbollit kosovar, meqë tashmë basketbolli kosovar është ndërkombëtarizuar.

Ministri Shala u shpreh se basketbolli është një sport që ka traditë në vendin tonë dhe konfirmoi mbështetjen e mëtejmë të ministrisë për basketbollin kosovar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …