Ministri Tahiri thotë se Kosova e ka obligim që të investoj në fushën e arsimit dhe zhvllimin e Kosovës Lindore

Ministri Tahiri thotë se Kosova e ka obligim që të investoj në fushën e arsimit dhe zhvllimin e Kosovës Lindore

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me ftesë të kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të shkollës fillore në fshatin Samolicë të kësaj komune. Punimet në këtë shkollë janë kryer me mjete të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës,  me propozimin e dhënë nga ministri Tahiri. Gjatë ceremonisë së inaugurimit, ministri Tahiri ka theksuar se një ndër vizitat e para pas marrjes së mandatit, e kishe bërë në këtë komunë, për të ndihmuar në projektet që drejtpërdrejt ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të kësaj ane. Ai ka potencuar se çdo investim në Kosovën Lindore në fushën e arsimit është investim në zhvillimin e këtij rajoni, dhe se Kosova e ka obligim që të jetë sa më aktive në këtë drejtim. Nga ana e tij, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka potencuar se iniciativa e ministrit Tahiri i ka hapur rrugë shumë bashkëpunimeve tjera me Qeverinë e Kosovës, që aktualisht janë duke u realizuar në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …