Ministri, Vesel Krasniqi, gjatë vizitave në pikat e derivateve ka thënë se mbrojtja e konsumatorëve është prioriteti im i veçantë

Ministri, Vesel Krasniqi, gjatë vizitave në pikat e derivateve ka thënë se mbrojtja e konsumatorëve është prioriteti im i veçantë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me Inspektoratin e Tregut të kësaj ministrie dhe Agjencinë e Metrologjisë, ka vizituar një pikë të derivateve, ku janë marrë mostra për matjen e sasisë dhe verifikimin e cilësisë. Ministri Krasniqi bëri të ditur se kjo vizitë po bëhet për arsye të mbrojtjes së konsumatorit, duke vlerësuar se produktet që blihen duhet të jenë me standarde evropiane. Ai theksoi se marrja e mostrave do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, por edhe në produkte tjera. “Ne ishim në vizitë me Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe ekipin nga Agjencia e Metrologjisë për të marrë mostra të derivateve për verifikimin e cilësisë dhe sasisë. Mostra të tilla do të vazhdojmë të marrin edhe në ditët në vazhdim dhe njëkohësisht Inspektorati i Tregut së bashku me Agjencinë e Metrologjisë do t’i shtojnë mostrat, duke i dyfishuar dhe kjo gjithmonë duke pasur për bazë mbrojtjen e konsumatorit, që është njëra ndër top prioritetet e mia”, tha ministri Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …