Ministri Zemaj e nënshkruan aplikimin e Kosovës për sigurimin e vaksinës kundër virusit korona

Ministri Zemaj e nënshkruan aplikimin e Kosovës për sigurimin e vaksinës kundër virusit korona

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ka nënshkruar aplikimin për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Në rrjetin social, ai ka shkruar se nënshkrimi i këtij aplikimi nuk nënkupton që Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë tjera për të siguruar vaksina shtesë. “Synimi ynë është që t’i vaksinojmë të grupet e popullatës që janë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19, siç janë nëpunësit shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, personali i shërbimeve të angazhuara në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19…, por pa e përjashtuar asnjë kategori që duhet të vaksinohet kundër COVID-19, duke përmbushur obligimin ligjor”, ka shkruar Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …