leoni

Ministri Zharku dhe kryetari Haziri nënshkruan memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Gjilan

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nënshkruan memorandum mirëkuptimi, për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Gjilanit. Qëllimi i këtij Memorandumi është financimi i projekteve infrastrukturore si dhe përcaktimi i obligimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Gjilanit për asfaltimin e disa projekteve. MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Gjilanit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së. Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projektet të realizohen pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë. Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projekteve, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektet për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi. Duke u bazuar në marrëveshjen në fjalë, Ministria e Infrastrukturës do të financojë këto projekte në vlerë prej 1 milionë e 380 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …