Ministri Zharku takoi ambasadorin Italian në Kosovë Piero Cristoforo Sardi

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim, u bisedua rreth organizimit të pjesëmarrjes së delegacionit të Republikës së Kosovës në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2017 në Trieste.

Pjesëmarrës në këtë samit do të jetë edhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Në këtë samit do të diskutohet rreth Traktatit të Komunitetit të Transportit dhe veprimet që pritet të ndërmerren në fushën e sigurisë rrugore .

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …