Ministria e Bujqësisë 3 milionë euro investime në përpunimin e pemëve dhe perimeve

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi bëri të ditur se kjo ministri ka ndarë 3 milionë euro për investime në përpunimin e pemëve dhe perimeve. Krasniqi ka treguar se ditëve në vijim do t’i publikoj edhe listat e projekteve përfituese edhe në sektorët e tjerë!.Krasniqi po ashtu, bëri të ditur shumat që janë ndarë për mbështetje të sektorit të bujqësisë. Postimi i plotë i zëvendësministrit Krasniqit në “Facebook”: Investimet në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore/përpunimi i pemëve dhe perimeve, projektet e bashkëfinancura nga bizneset/fermerët dhe MBPZHR që janë në realizim e sipër e kapin vlerën në mbi 6 milion euro, MBPZHR për këtë sektor ka financuar mbi 3 milion euro! Kjo është lista e 16 projekteve, përfituese të granteve: MASA 103 – Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore.

103.3 Përpunimi i pemëve dhe perimeve. Kjo është lista e vlerësimeve finale, e nxjerrë pas vlerësimeve të para preliminare, kontrollit në terren dhe procesit te ankesave dhe shqyrtimit të tyre.

1. Delfin LTD. Shpk. – Petrit Topall

Ndërtimi i qendrës grumbulluese të pemëve – Graçanicë, Prishtina 100 pikë

Shuma e miratuar – 389,254.00 Euro. Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 194,627.00 Euro

2. NTP”FATONI” – Faton Krasniqi

Linja për përpunimin dhe ambalazhimin e perimeve

Prizren – 100 pikë

Shuma e miratuar – 351,266.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 175,633.00 Euro

3.“Aktiva” – Burim Selmani

Zgjerimi i objektit dhe investime në pajisje për përpunim, paketim dhe amballazhim

Vushtrri – 95 pikë

Shuma e miratuar – 399,600.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 199,800.00 Euro

4. AGRO – PETROL SH.P.K.

Ndërtimi i fabrikës për përpunimin e patatës

Vushtrri – 95 pikë

Shuma e miratuar – 372,170.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 186,085.00 Euro

5. Beni Dona Plast SHPK – Ragip Mustafa

Zgjerimi i kapaciteteve të depos për grumbullimin, ftohjen dhe ruajtjen e pemëve dhe perimeve

Podujevë – 95 pikë

Shuma e miratuar – 400,000.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 200,000.00 Euro

6. AR-TECH SH.P.K.- Haxhi Kotorri

Ndërtimi i depos për ruajtjen, klasifikimin, paketimin dhe konservimin e perimeve

Suharekë – 95 pikë

Shuma e miratuar – 292,534.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 0.00 Euro

7. N.N.SH “MOKNA”- Hazir Metaj

Rritja e konkurentshmerise përmes modernizimit Qendrës Grumbulluese përpunuese

Istog – 90 pikë

Shuma e miratuar – 368,244.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 184,122.00 Euro

8. N.P.T “Agrokovraga Frut” Nazmi Blakaj

Zgjerimi (anex) i depos ekzistuese dhe ndërtimi i dy dhomave të ftohjës

Istog – 90 pikë

Shuma e miratuar – 386,512.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 193,256.00 Euro

9.“Jege” SH.P.K.- Gezim Berisha

Të prodhojmë që shëndetshëm të ushqehemi

Prizren – 85 pikë

Shuma e miratuar 392,656.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 196,328.00 Euro

10. N.T.P “AMG“Afrim Fazlija

Investimet në asetet fizike ne përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore (sektori i përpunimit të pemëve dhe perimeve)

Podujevë – 85 pikë

Shuma e miratuar – 398,184.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) -199,092.00 Euro

11.“Geli” SH.P.K Frrok Hajdaraj

Investime ne ndërtimin e depos me sistem të ftohjës për ruajtjen e pemëve dhe perimeve

Gjakovë – 85 pikë

Shuma e miratuar – 392,504.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) -196,252.00 Euro

12. KOSMONTE fOODS shpk Lulzim Begaj

Zgjerimi i kapaciteteve të depos për grumbullimin, ftohjen, paketimin dhe ruajtjen e pemëve dhe perimeve

Prishtinë – 85 pikë

Shuma e miratuar – 400,000.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) -200,000.00 Euro

13. N.T.P Agro Peti Shahin Shabani

Zgjerimi i hapësirave operuese dhe modernizimi i paisejve për ruajtje dhe përpunim

Podujevë – 80 pikë

Shuma e miratuar – 313,147.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) -156,573.50 Euro

14.“Pestova” Sh.P.K – Bedri Kasumi

Modernizimi dhe rritja e kapaciteteve për paketimin dhe renovimi i hapësirave paketuese të çipsit.

Vushtrri – 75 pikë

Shuma e miratuar – 400,000.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) -200,000.00 Euro

15. NPT ‘Eco Fruits’Salih Statovci

Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore

Podujevë – 75 pikë

Shuma e miratuar – 399,032.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) -199,516.00 Euro

16. Agroprodukt SHPK – Halit Avdijaj

Zgjerimi i objektit për tharjen dhe përpunimin e perimeve dhe pemëve , dhe rritja e efikasitetit

Istog – 75 pikë

Shuma e miratuar – 393,040.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 196,520.00 Euro

Vlera e përkrahjes publike paraqet shumën financiare të cilën AZHB/MBPZHR do ta ndajë për projekt. Kjo mund të ndryshojë pas kontrollës së dytë, kur përfituesi do të ofrojë dëshmitë/faturat për shpenzimet e bëra.

Ditëve në vijim do t’i publikoj edhe listat e projekteve përfituese edhe në sektorët e tjerë!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …