Agron Kajtazi: Kur e mora pushkën, për t’u rreshtuar në UÇK, kisha vetëm një qëllim, çlirimin nga okupatori serb

Agron Kajtazi: Kur e mora pushkën, për t’u rreshtuar në UÇK, kisha vetëm një qëllim, çlirimin nga okupatori serb

Lufta nuk ështe vetëm një moment, një orë apo ditë, ajo ishte e zberthyer dhjetëfish më gjatë se sot, me e rend dhjetëfish, me e rrezikshme dhjetëfish dhe duke e llogarit kështu, 1 orë në luftë, mua me thot dikun rreth një ditë e sotit. Prandej shkrimet e mia dhe të shumë autoreve të tjerë, nuk jan të shumëta dhe nuk jan të teperta. Edhe në kohë lufte kisha fillu, me shkrujt, shkruaja vargje poezie, monoleg e ninulla të cilat vinin si inspirim i rrethanave të luftës, sakrifices sublime të familjes Jashari dhe familjeve tona.

Shkruaja edhe per momentet qe perjetoja, vlerësoja apo edhe ndegjoja nga gojëdhënat e ushtareve qe tregonin, ndodhi, fakte dhe të tjera. Për ta ngrit sa do pak, moralin e luftës për vete dhe ushtaret e tjerë, herë pas here edhe recitoja ato vargje, u mundoja të jap pak ngjyrë recitatori qe në perpjekjet e mia shkoja deri tek Mirush Kabashi e Çun Lajçi, e s’arrija dotë as te një fëmijë parashkollor.

Të paren qe me vie ndermebd, natyrisht qe ishte komandanti yn Legjendat Adem Jashari.

Në një nga vargjet e pare e pata shkruj disa vargje si ninull :

                  TRINI YN

Pash një burr

Një trim Dai

Me mustaqe e mjekerr zi

Mbante veshur një jelek

Rrethatoren çystek, çystek

Në qelibar pinte cigare

Sa për luftë t’bënte hajgare

Ditë e natë, qendronte n’pika

Syt e tij, shponin si thika

Tu ngrënë krip me bukë Pogaqe

E me pushkë, q’do herë në faqe.

S’kishte frikë, nga plumbi as topi.

Për këtë ditë e lindi zoti.

Në kujtimin më të mirë për bashkluftetaret e mi, të cilet arrin në Epietetin e vlerës më të madhe njerëzore DESHMOR.

Nuk rreshta se shkruajturi, duke u mundu ti gjeja fjalët me të mira të gjuhes son, vetëm e vetëm ti përshkruaj ata si duhet, si e meritonin dhe ti vlerësoja drejt.

Kështu vazhdova edhe pas çlirimit të Atedheut.

Koleget e mi nga puna në TMK e din për vargjet e mia, atëherë mungonin rrjetët sociale dhe krijimet i bëja vetëm në fletore, sot mbeten si nje kujtim për mua, për rrugëtimin dhe koherat qe kalova dhe natyrisht nuk do të ndalem se shkruari, dhe duke e kujtu sakrificen e madhe të gjithë popullit tonë dhe trimerin e djemve dhe vashave të UÇK-së.

Duke parë dhe takuar shumëllojshemri njerëzish, pas luftës i lidha disa fjal në një poezi me titull :

      THELLËSI E PAKUFI.

Fytyrë zezë

Felliqësirë

Shpirt bardhë e shpirt mirë

E pa zbuluar një jetë Njeriu

Thellësi e pakufi.

Zemermirë më të mirin

Zemer mirë me të keqinjët

I thyet nga të thyerit

I fyer nga të fyerit.

Analizojë nga zbulimi

Sa i lodhurë me del trimi

Thyen besen, besimtari

E besimtar tek del tradhetari.

Tek kerkimet dhe gjetjet e mia, gjejë edhe fjalët dhe ndodhit interesante te cilat i pershkruaj vazhdimish, si kerkesa, ankesa dhe forma të tjera të cilat mund të ndikojn në shoqerin tonë dhe sa do pak të arrijm një vetëdijesim dhe ta duan e ta ngrisim, vlerën tonë, kulturore dhe kombetare.

Pak fjalë do ti shkruaj edhe për shokun tim Albanin.

Albani ka lind atëherë kur unë isha i rreshtuar përball lufte.

Babaj i tij, në atë kohë nje ushtar i luftes Çlirimtare, ishte gëzuar qe ju shtua familja me nje djal, ne qe ishim luftëtar atëherë, i thonim se lindi edhe nje ushtar i Kosovës.

Albani i kishte mbush një vit dhe një ditë semuret.

Kohë lufte dhe mjekë të pakët, Albani pothuajse e kishin lënë si te vdekur.

Pasi qe edhe varrin ja kishin hapurë, lajmerimi i shkoj babait të tij, se djali te ka vdekur, besa edhe varrin ja kishin hapurë.

Nderë kohë nje grua aty, provon ta shkund për këmbë, si vlerësimi i fundit i gjall apo i vdekur dhe Albani fillojë të qajë, gëzimi në familje qe sikur kur lindi e veq më shumë.

Ndersa po e presin babain qe të kthehet nga vija e frontit, diku kah Llausha e Skenderajt kishte qen, papritmas bie në pritë tek fshati Rakenicë dhe bie deshmor i kombit trimi Xhevdet Krasniqi.

Edhe atë ditë kur ishte zgju trimi Xhevdeti, Albanin e la në duart e Gjyshes, duke kërku nga Nëna qe ta edukoj si atë, sepse ndoshta nuk do të kthehet.

Ashtu edhe ndodhi, ai nuk u kthye më, ai u ngrit edhe më lart se Çlirimtari, arriti Epietetin DESHMOR, ndersa shpirtin ja nderroj i madhe ZOT me të birin Albanin.

Në varrin e hapurë për Albanin 1 vjeqar, u varros babaj deshmor Xhevdet Krasniqi.

Albani tash u bë  21 vjeqar, i urt, i qet dhe punëtor.

I edukuar ashtu si babaj, i përkushtuar për familje, i përkushtuar për Atedhe, qaq sa edhe ditën qe u martua, dhenderr hyni me uniformen e babait të tij, duke dashurë të thot se është si babai, duke dashurë ta nderojë atë,  vazhdon të jetë, djali mirë i deshmorit të Kombit.

Prandej Albanin e kam shok, prandej Albani është një rast i veqant, një djal i vetëm e një deshmori të kombit.

Nder dhe respekt për Albanin.

Lavdi babait të tij dhe gjithë deshmoreve të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …