Ministria e Ekonomisë dhe Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Ekonomisë dhe Komuna e Vitisë, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, ku janë pajtuar për transferin e  pasurisë jofinanciare rreth Auditimit energjetik të ndërtesave publike dhe ndërmarrjeve tjera të obligueshme -“Programi mbështetës-Zbatimi i masave të Efiçiencës së Energjisë në objektet publike”. Në bazë të kësaj marrëveshje, parashihet që përfituesi i projektit merr në pronësi dhe menaxhim të plotë dhe pa kurrfarë kufizimesh pasurinë jo financiare nga objekti i marrëveshjes, si dhe mirëmban dhe bartë të gjitha obligimet tjera që mund të dalin për funksionimin e rregullt të projektit, si sistemin e ngrohjes dhe pajisjet tjera të instaluara në kuadër të projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …