Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë vendos që të hetohet importi i bllokave me origjinë nga Serbia

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë vendos që të hetohet importi i bllokave me origjinë nga Serbia

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka marrë vendim që të bëhet hetim zyrtar për importin e bllokave nga Serbia. Në arsyetimin e paraqitur në vendim thuhet se të gjeturat e analizës preliminare të kryera nga Departamenti i Tregtisë si pjesë e rivlerësimit të bërë para skadimit të masës mbrojtëse antidamping prej 0.02€ për bllokat dhe analizës aktuale, tregojnë që ka elemente se importi i këtyre produkteve nga Serbia po vazhdon të shkaktojë dëme materiale përmes çmimeve damping ndaj industrisë se prodhuesve vendor te materialit ndërtimor nga argjila.

Kontrolloni gjithashtu

7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe përvjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe

Më 7 mars shënohet një nga datat më të rëndësishme në historinë e arsimit dhe …