Ministria e Jashtme: Është e gabuar përpjekja e zyrtarëve të në Bruksel që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me dialogun

Ministria e Jashtme: Është e gabuar përpjekja e zyrtarëve të në Bruksel që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me dialogun

Idenë që liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit tonë të ndërlidhet me përfundimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka cilësuar si të gabuar. “Kjo ide jo vetëm që është shkelje eklatante e së drejtës për lëvizje të lirë, por po ashtu është edhe ngatërrim i dy çështjeve, pra dy proceseve që nuk mundet dhe nuk duhet të ndërlidhen”. “Dialogu si mjet i vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ka për qëllim të ndërtojë bazamentin për vendosjen e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore”, është thënë në reagimin e MPJ-së. “Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duhet të mbahen peng të ideve, tekeve dhe vullneteve të pamatura dhe imponuese, pavarësisht se nga kush vijnë si ide”, thuhet mes tjerash në reagimin e Ministrisë  së Jashtme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë dhe mund të ketë tensione të reja

Komandanti i forcës paqeruajtëse KFOR, Ozkan Ulutas, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë mbetet …