Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Jashtme ka refuzuar kërkesën e serbit Gjuriq, për ta vizituar Pejën, por a do të mund ta ndalojë?

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e serbit Marko Gjuriq, për ta vizituar Pejën. Vendimi i Ministrisë është marrë pas koordinimit me institucionet e tjera të vendit dhe pas zhvillimeve të para dy ditëve, ku Gjuriq ishte përpjekur në Komunën e Graçanicës për ta devijuar agjendën dhe penguar Policinë e Kosovës në kryerjen dhe zbatimin e detyrave të saj. “Deklaratat e mëpastajme të tij në media kanë qenë provokuese dhe kundër frymës së bashkëpunimit që dy shtetet, Kosova dhe Serbia po synojnë ta arrijnë përmes dialogut. Mbi të gjitha, provokimet e tij deklarative janë edhe kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë dhe të jenë pjesë e jetës publike”, thuhet në njoftim. Nuk është për t u habitur nëse edhe në Pejë ndodh njëjtë si në Graçanicë, meqë Gjuriqi ka plot sikur është  vetë në Qeverinë dhe Policinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë …