FSK

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”. Konferenca mbahet më datë 26.10.2023, ditë e enjte, duke filluar nga ora 08:45, në hotelin Venus (në afërsi të qendrës tregtare QMI, magjistralja Prishtinë-Ferizaj).

Në panelin kryesues do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallëjtnant Bashkim Jashari, drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade, Ralf Peter Hammerstein. Pjesëmarrësit në këtë konferencë do të jenë ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Lushaj: Vizitat në konsullatat e Kosovës në Evropë në funksion të ndërkombëtarizimit të së vërtetës historike

Pas vizitave në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Strasburg dhe në Konsullatën e Përgjithshme …