Ministria e Mbrojtjes në Beograd ka njoftuar se ushtria serb po kryen stërvitje në zonën përgjatë kufirit me Kosovën

Ministria e Mbrojtjes në Beograd ka njoftuar se ushtria serb po kryen stërvitje në zonën përgjatë kufirit me Kosovën

Një prag të fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetit me Serbinë për dokumentet e identifikimit,  Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka njoftuar se Ushtria serbe po kryen stërvitje në zonën përgjatë kufirit me Kosovën. Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, thuhet se në kuadër të aktiviteteve të rregullta në bazat dhe objektet në Zonën e Sigurisë Tokësore, forcat e Forcave të Armatosura të Serbisë po kryejnë stërvitje të përditshme për kryerjen e detyrave specifike. Stërvitja kryhet me qëllim të ruajtjes së shkallës së lartë të gatishmërisë luftarake të njësive të angazhuara dhe aftësisë së tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në vijën administrative me Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …