Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka nisur trupa të caktuara ushtarake për në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se ka nisur trupa të saj ushtarake për në Kosovë për të përforcuar për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. Autoritetet turke kanë thënë se pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës. Shtimi i trupave të KFOR-it vije pas protestave të dhunshme të grupeve serbe të cilat kanë lëndyuar lehtë e rëndë rreth 30 pjesëtar të KFOR-it, ditë më parë në komunat e pjesës veriore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …