Ministria e Shëndetësisë thotë se qytetarët mund t'i marrin dy doza të ndryshme të vaksinës kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë thotë se qytetarët mund t’i marrin dy doza të ndryshme të vaksinës kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës i ka reaguar infektologut Ilir Tolaj i cili tha se në Kosovë nuk lejohet që të mirren dy vaksina të ndryshme në dozën e parë dhe të dytë. Në një komunikatë për media thuhet se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin se cilën vaksinë do të marrin prej dy llojeve që përdoren në vend. “Ministria e Shëndetësisë i informon sërish qytetarët e vendit se ata që vaksinohen kundër COVID-19 kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën do ta marrin prej dy llojeve të vaksinave të cilat përdoren në Kosovë si Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech”, është thënë në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit 2027

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit …