Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbajti takimin e rregullt të fundvitit me donatorë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbajti takimin e rregullt të fundvitit me donatorë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sot mbajti takimin e rregullt të fundvitit me donatorë për punën dhe mbështetjen që i është bërë kësaj  ministrie, si dhe për të koordinuar veprimet që do të ndërmerren gjatë vitit të ardhshëm -2018. Në konferencë përveç përfaqësuesve të resorëve të MTI-së, kanë marrë pjesë  edhe përfaqësues nga: Komisioni Evropian, USAID-i, Swisskontakt-i, EBRD-ja, Banka Botërore, GIZ-i, Ambasada e Kroacisë, Ambasada e Francës, etj. Në fjalën hyrëse, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, bëri të ditur se ai dhe ministria të cilën e drejton do të jenë të gatshëm për të bashkëpunuar vazhdimisht me donatorë, në mënyrë që të rriten shërbimet dhe aktivitetet në fushat me interes të zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik dhe shoqëror.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …