Ministrja Dumoshi nënshkroi memorandume me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe katër federata sportive

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar pesë memorandume bashkëpunimi. Këto memorandume bashkëpunimi u nënshkruan me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK), dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK). Memorandumet në emër të MKRS-së janë nënshkruar nga ministrja Dumoshi, ndërkaq në emër të KOK-ut, ka vënë firmën kryetari Besim Hasani, duke siguruar kështu 3 mujorshin e parë të këstit. Nga FFK-ja memorandumin e ka nënshkruar kryetari i Federatës, Agim Ademi. Po ashtu kjo federatë u mbështet me vlerë financiare për realizimin e objektivave për vitin 2020. Ndërsa, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ka nënshkruar memorandumin për përkrahje financiare. Në emër të Federatës, së Volejbollit të Kosovës, ka nënshkruar kryetari i Federatës, Abedin Ibrahimi. Ndërkaq, për FHK-në, ka nënshkruar kryetari Eugen Saraçini. Këto Federata të cilat nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit, nga nesër në xhirollogaritë e tyre do të kaloj kësti për tre muajt e ardhshëm në mënyrë që t’ju gjinden pranë sportistëve në këtë kohë të vështirë pandemie. Ministrja Vlora Dumoshi, me këtë rast tha se përkrahja e MKRS-së për Komitetin Olimpik dhe katër  federatat ju mundëson atyre të kenë planifikim më të mirë të aktiviteteve dhe të realizojnë programin e tyre në mënyrë më të suksesshme. “Memorandumet që nënshkruam sot me KOK-un, FFK-në, FBK-në, FVK, dhe FHK-në, përcaktojnë nivelin e përkrahjes për këto organizata sportive. Kjo përkrahje bëhet në bazë të meritave të cilat janë përcaktuar me rregullore. Vetë mekanizmat që e organizojnë dhe zhvillojnë fushën e sportit në vendin tonë e kanë përcaktuar, dhe po ashtu në MKRS në këtë kohë pandemie do vazhdojmë të jemi sa më afër sportistëve tanë”, u shpreh ndër të tjera ministrja Dumoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …